Ndërmarrja jonë, e dedikuar ndaj përsosmërisë së produktit, më shumë se 10 vite, ka importuar lloje të ndryeshme të kafesë me vlera të larta nga zona kultivuese mjaft të njohura dhe ka vazhduar perfeksionimin në laborator me anë të teknikave të pjekjes. Vetëm kokrrat e kafesë më të përzgjedhur, të ndara me kujdes në proporcione, gjenden në përzierjet tona dhe shkrijnë cilësinë e tyre, duke nxjerrë aromën delikate në fazën e pjekjes. Gjatë pjekjes së ngadalshme dhe të harmonishme, cilësitë e ndryshme përzihen për të arritur njëtrajtshmëri aromatike.
Kualiteti
Freskia e produktit ka një rëndësi themelore për ne, për këtë kryejmë një programim të prodhimit dhe të dërgesave, me qëllim ruajtjen dhe zgjatjen e aromës. Në fakt, në magazinat tona rezervat e produktit përfundimtar janë reduktuar në minimum. Puna jonë nuk mbaron këtu, kontrolli i vazhdueshëm i kafesë në filxhan tek klientët tanë është një shërbim i rëndësishëm që i garanton cilësi të lartë dhe gjithmonë në kohë. Kështu produkti pëson një transformim të vërtetë gjatë fazës së pjekjes, sepse pikërisht gjatë kësaj faze delikate, fara jeshile ndërron gjendje dhe rrit cilësitë e saj, duke u shëndërruar në një kokërr të pjekur dhe aromatike.